Rrugët drejt bregdetit në fundjavë u ngarkuan me trafik. Qytetareve udhëtimi iu kthye ne stres nga vonesa, ndërsa nuk munguan edhe aksidentet. Nisur nga kjo situatë drejtori i policisë rrugore Mitat Tola i bën apel qytetareve të zgjedhin rrugë alternative. Drejtuesit e mjeteve nuk do te ndalohen nga policia rrugore, pasi punën e tyre do ta bëjnë radarët automatik. Policia rrugore i bën apel qytetareve të tregohen te kujdesshëm edhe me përdorimin e alkoolit, parakalimet e gabuara dhe përdorimin e celularit, të cilat mbeten shkaqet kryesore te aksidenteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re