Skip to content

Trafiku paralizon Tiranën në të katërta anët, makinat nuk lëvizin për minuta të tëra, edhe pse jemi në mesin e Gushtit (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm automjetet në Tiranë krijuan radhe kilometrike duke u bllokuar në trafik për disa minuta me radhë. Zona te “Casa Italia” dhe autostrada Tiranë-Durrës ishin më problematiket.

Situata ishte mjaft kaotike duke marrë parasysh temperaturat e larta. Kjo situatë e trafitut të shtuar në kryeqytet është përsëritëse dhe mjaft shqetësuese në këtë muaj të nxehtë vere.

Nga pamjet e sigurura nga Fax News shihet se si makinat janë bllokuar dhe drejtuesit e pasagjerët janë tepër të irrituar.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb