Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, dy të tjerë janë proceduar penalisht ndërsa një shtetas nga Rumania është shpallur në kërkim për trafikim të paligjshëm. 25 vjeçari rumun ka marrë me qira një automjet tip ‘Benz’ në Zvicër, të cilin më pas e ka trafikuar në Shqipëri.

Të katër shtetasit më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit pajisjen GPS me qëllim shitjen e tij. Policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras së bashku me dy persona, të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re