U  arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar  kriminal që trafikonin  mallra të vjedhura me vlerë nga Franca në Shqipëri, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka zbutur masat e sigurisë për 4 nga 11 të arrestuarit.

Gjyqtari  Engert Pëllumbi  ndryshoi masat nga arrest në burg në arrest shtëpie për Gentjan  Agën dhe Adil Shehun dhe nga në detyrim paraqitje për Tomor Barutin e Vangjush Kasharën.  Ndërsa në burg do të qëndrojnë Sokol Idrizaj dhe bashkëshoertja e tij Elda Idrizaj si dhe tre persona të tjerë.

Ata akuzohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku më pas janë shitur  në mënyrë të fshehtë nëpërmjet  argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara.

Arrest me burg:

  1. Agustin Mesuli
  2. Altin Deda
  3. Florian Baku
  4. Sokol Idrizaj
  5. Elda Idrizaj
  6. Egi Idrizaj

Detyrim paraqitje:

  1. Bora Idrizaj
  2. Tomorr Baruti
  3. Vangjush Kashara

Arrest në shtëpie:

  1. Gentjan Aga
  2. Adil Shehu/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re