Skip to content

“Tragedi në Sallën e Gjyqit: : Avokati Ndërron Jete Papritur gjatë Zhvillimit të Gjykimit” EMRI

avokat

Avokati Gjovalin Ulndreaj ka ndërruar jetë sot, pasi është ndjerë keq gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Sipas njoftimit të dhënë për media, avokati Ulndreaj është dërguar me urgjencë në spital, ku për fat të keq ka ndërruar jetë.

640 0 screenshot 2025 01 28 154124 1738075494

Njoftimi:

Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.