Moti i keq ka shkaktuar probleme në Durrës. Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk janë nisur dhe presin në port që prej tetë orësh.

Gjithashtu sektori i peshkimit është pezulluar për shkak të erës së fortë dhe detit që shkon deri në 7 ballë në det të hapur.

Edhe aktiviteti tregtar është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë që pritet ketë tendencë rritje deri në orët e pasdites.

Moti i keq shkaktoi probleme edhe disa ditë më parë në këtë qytet, duke shkaktuar përmbytje në disa akse kryesore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re