Pas afro katër muajsh bllokim si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia, transporti detar rinisi këtë të hënë lundrimet drejt Italisë.

Personat që do të lejohet të udhëtojnë do të jenë vetëm shtetasit e vendeve të bashkimit europian apo dhe shqiptarët që kanë leje qëndrimi në këto vende si dhe personeli diplomatik. Sipas autoriteteve portuale të Durrësit, përjashtim do të ketë për ata qytetarë që do të udhëtojnë për arsye shëndetësore, por qw duhet tw plotwsojnw disa kushte.

Të gjithë tragetet do të operojnë me jo më shumë se 70 përqind të kapacitetit të udhëtarëve, ndërsa do zbatohet me rigorozitet protokolli i autoriteteve shëndetësore.   

Nga porti i Durrësit nisen gjatë orëve të mbrëmjes dy tragete drejt Italisë si dhe një nga ai i Vlorës.

Ndërkohë nga data 1 korrik, të gjithë qytetarët pritet të kenë mundësi që të udhëtojnë me tragete drejt vendeve të Bashkimit Europian.       

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re