Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se trageti që pritej të nisej sot në mbrëmje drejt Ankonës është anuluar. Kjo për shkak të një avarie që ka pësuar trageti “Claudia”.

Në njoftim thuhet se kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës

‼️Njoftim‼️

⚠️Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Ankonës me tragetin “Claudia” se ky lundrim është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget.

📌Kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim.

✅Linja e Barit do të vijojë normalisht sipas orareve të parashikuara.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re