Trageti i ri ‘Liberte’, një model hibrid motorësh me naftë dhe baterish, nis së shpejti shërbimin në itinerarin Dover-Calais mes Francës e Anglisë.

Zyrtarët thonë se anija shpenzon 40 përqind karburant më pak se tragetet e masës së së tij falë përshtatjes me një motor elektrik.
Liberte është gjithashtu e pajisur me infrastrukturë zbarkimi nga të dyja anët e saj duke shmangur nevojën të kthehet ose rrotullohet në dy portet relativisht të afërta që shërben.

Kapiteni i saj Simon Moore thotë se një ditë mund të bëhet krejt elektrike po të mos ishte për kohën e gjatë që kërkon karikimi, mes ndalesave të shkurtra në anijes në port.
“Kemi katër motorë dhe një pako baterish, por kombinimi nuk ka rëndësi, sapo kemi energji të mjaftueshme dalim në det”.
Moore shton se prej motorit elektrik anijes i duhet më pak kohë për t’u vënë në lëvizje.
“Anijeve të tjera u duhen rreth pesë minuta për të ndezur e ngrohur motorët e tyre, kurse ne e bëjmë për 30 sekonda. Kemi më shumë kontroll për emetimet dhe jemi më të shpejtë”, shton ai.
“Kemi bërë hapa përpara këtu me kompaninë P&O Ferries duke përdorur mjetet hibride si këto dhe shpejt e gjithë flota jonë mund të jetë e tillë”, tha ai për rrjetin AFP.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re