Skip to content

Tragjedi blektorale në Detin e Zi: 14,000 dele të mbytura nga fundosja e një anijeje

1594

Një anije transporti që mbante më shumë se 14,000 dele nga Rumania u mbyt në ujërat e Detit të Zi.

Anija po bënte një rrugë nga Konstanca, porti më i madh rumun në Detin e Zi, drejt qytetit saudit Jeddah. Anija Queen Hind u fundos menjëherë pasi lundronte nga një port rumun, raportoi BBC.

Përplasja u pasua nga veprimet e policisë rumune, zjarrfikësve dhe rojes bregdetare, dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga ndërhyrja.

Gjithshtu, u konfirmua se të paktën 32 dele u gjetën në sipërfaqe nga shërbimet e shpëtimit, ndërsa shumica u mbytën si në njën “Titanik blektoral”.

Shkaqet e fundosjes së anijes nuk dihen ende.