Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është tronditur nga tërmeti i fuqishëm, një boksier mjaft i njohur bullgar, ka gjetur vdekjen e në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë “Boxing night”, që supozohejn të ishte një festë mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Në fakt, ka ndodhur krejt e kundërta, pasi boksieri bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja pas përballjes me durrsakun Ardit Murrja. Velchkov ka ndërruar jetë në spital, pak minuta pas ndeshjes që përfundoi tragjikisht.
