Pas dy vajzave, ndërron jetë edhe Alketa Gjoka, 40 vjeçe, që pësoi djegie të rëndë nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë. Më parë kishin humbur jetën në spital edhe dy vajzat e saj, Daniela dhe Klarisa Gjoka, përkatësisht nga 19 dhe 15 vjeçe.

 

Nëna dhe dy vajzat ndërruan jetë në Itali, ku u dërguan për ndihmë më të specializuar pasi ishin shtruar me herët tek djegiet plastike në Tiranë.

 

Nga katër të plagosur, vetëm djali 12-vjeçar i familjes arriti të kalojë gjendjen kritike dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Shpërthimi që shkaktoi tragjedinë e madhe në familjen Gjoka ndodhi më 4 korrik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re