Disa fëmijë në Francë përfunduan në spital dhe njëri prej tyre ndërroi jetë, pasi të gjithë pothuajse kishin konsumuar picë të ngrirë Fraîch’Up, të prodhuar në fabrikën Nestle në Paris.

Sipas Le Monde, picat ishin të infektuara me Escherichia coli, treguan analizat paraprake.

Në fund të muajit janar në spital përfunduan tre fëmijë, të cilët ende kanë pasoja shëndetësore për shkak se hëngrën picat e diskutueshme.

Le Monde shkruan se ky rast është hetuar nga agjencia franceze e shëndetit publik së bashku me Institutin Pasteur. Dhe ata konfirmuan se fajtor për helmimin është pica e ngrirë.

Ata konfirmuan deri në 53 raste të helmimit dhe dy vdekje te fëmijët, ndërsa 26 raste të tjera të mundshme janë duke u hetuar. Mendohet se dhe këto raste mund të lidhen edhe me konsumimin e picës së ngrirë.

Shumë besojnë se autoriteteve franceze u duhej shumë kohë për të reaguar. Pierre Debuisson, avokati i familjeve të fëmijëve të helmuar, thotë se shtrimet e para në spital u bënë në janar dhe vetëm më 18 mars u ndërpre prodhimi në fabrikë.

“Ata lejuan shitjen e produkteve dhe helmuan më shumë fëmijë”, komentoi avokati.

Deri më tani Nestle nuk ka komentuar në lidhje me këtë situatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re