Një tragjedi e paparë derë më tani ndër aksidente apo incidente rrugore ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në Bullgari, ku nga djegia e një autobusi me turistë maqedonas, humbën jetën 45 sosh, mes tyre, 12 fëmijë, ndërsa shpëtuan vetëm 7.

Ngjarja e kobshme ndodhi në një prej autostradave, pak kilometra larg kryeqytetit Sofje, ku autobusi u përfshi nga flakët, të cilat shkrumbuan gjithçka në pak minuta. Dhe nuk është e qartë ende pse ka ndodhur kjo.

Kryeministri Zoran Zaev u nis menjëherë drejt Bullgarisë, pasi tha se për ngjarjen u informua nga presidenti vendas Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.

Nga kreu i Shërbimit Kombëtar të Hetimit, Borislav Sarafov, u tha se “Të mbijetuarit që janë vendosur në Pirogov aktualisht po merren në pyetje, por dëshmia e tyre është sekret hetimor”.

Theksohet se dy pistat e hetimit deri më tani janë një gabim njerëzor ose defekt teknik në automjet.

Ndër të tjera mësohet se autobusi pak më parë kishte ndaluar në një pikë karburanti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re