Dy foshnje që kanë lindur shumë herët, me peshë nën një kilogram, ndërruan jetë javën e kaluar në spitalin San Maurizio të Bolzanos në Itali, pas një infeksioni të rëndë.

Autoritetet shëndetësore besojnë se infeksioni erdhi nga një detergjent për enë që përdorej në spital dhe u hoq menjëherë pas incidentit.

Sipas mediave, foshnjet kishin lindur në javët e 23-të dhe 27-të të shtatzënisë dhe u prekën nga bakteria Serratia marcescens, e cila mund të jetë e rrezikshme për njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Drejtori i spitalit konfirmoi se të gjitha detergjentët e përdorur në spitalet e Bolzanos u tërhoqën menjëherë, ndërsa përkohësisht është ndaluar prania e foshnjave të lindura shumë herët në këtë spital.

Prokuroria po heton nëse vdekjet mund të jenë shkaktuar nga neglizhenca apo moskujdesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re