Njerëzit po flinin, në momentin kur një tërmet me magnitudë 6.1 Rihter shkundi tokën, ndërtesat objektet e tjera në një provincë të varfër të Afganistanit.

Të paktën 1 mijë vetë ndërruan jetë. Lajmin e përcolli drejtuesi i informacionit në provincën së Paktika-s, atje ku ra dhe tërmeti. Muhamed Amin Hafizi, i shpjegoi BBC-së se 1 mijë vetë kanë vdekur, e 1500 janë të lënduar.

Ekipet e shpëtimit vijojnë ende të kërkojnë për trupa në rrënojat e shumta të shkaktuara prej tërmetit të fuqishëm.

“Në çdo rrugë që kalon, dëgjon njerëz që qajnë për të dashurit e tyre të vdekur. Shtëpitë janë rrënuar”- shpjegoi një gazetar lokal për BBC-në.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua disa kilometra larg qytetit të Khost, pranë kufirit me Pakistanin. E duket se ata që kanë humbur më shumë, janë familjet e varfra në zonat rurale, shtëpitë e të cilëve nuk kanë mundur të përballojnë magnitudën e fuqishme të tërmetit. Shumë prej fshatrave, ndodhen në zona të thella, që nuk arrihen kollaj.

Një fermer, i quajtur Alem Uafa, shpjegoi për BBC-në se autoritetet e ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur në një fshat të thellë të quajtur Gian , një prej vendeve më të goditura nga tërmeti. Ndihma në këto vende të largëta ka ardhur nga fshatet fqinje.

“Nuk ka ekipet shpëtime, por janë njerëzit nga fshatrat apo qytetet fqinje që kanë ardhur këtu për të ndihmuar të lënduarit. Unë vetë kam ardhur në mëngjes dhe gjeta të paktën 40 trupa të pajetë. Shumica e tyre janë në moshë të re ose fëmijë. Këtu ka një spital, por s’mund ta përballojë këtë katastrofë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re