Skip to content

Tragjedi në aksin Levan-Tepelenë, tre viktima

Nga dasma ne mort.

 

Tre persona të cilët ktheheshin me makinë për ne shtëpitë e tyre mëngjesin e së hënës humbën jetën në një aksident në afërsi fshatit Varibop në aksin Levan-Tepelenë.

 

Mjeti tip “Suzuki” humbi kontrollin dhe doli nga rruga për te përfunduar ne kanal.

 

Kanë qenë banorët e zonës ata që gjeten mjetin rreth orës 08:10 dhe lajmëruan menjëherë policinë.

 

Viktimat janë Fisnik Murataj dhe Agusin Xhaxhaj nga fshati Kute e Mallakastrës dhe një vajze qe udhëtonte bashke me ta.

 

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësja e forcat e shumta te policisë. Ky është moment ky zjarrfikësja nxjerr mjetin nga kanali.

 

Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit fatal por dyshohet qe dalja e makinës nga rruga te ketë ndodhur si pasoje e shpejtësisë se madhe dhe humbjes se kontrollit nga përgjumja e drejtuesit.