Bob Lee, një nga krijuesit e sistemit operativ Android dhe aplikacionit popullor të pagesave celulare Cash, ka vdekur pasi u godit me thikë në San Francisko.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Josh Goldbard, CEO i MobileCoin, kompania për të cilën punonte Lee.

“Bob ishte një forcë e vërtetë. Ai ishte krijuar për botën që sapo po krijohej, ai realizoi gjithçka që i vinte në mendje, sado e çmendur të ishte”, tha Goldbard.

Policia njoftoi në një deklaratë se një 43-vjeçar u gjet me plagë me thikë herët të martën, më 4 prill, në zonën Rincon, por nuk e identifikoi Lee.

Ata thonë se 43-vjeçari ka pranuar trajtim mjekësor dhe është transportuar në spitalin lokal. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mediat lokale publikuan një deklaratë nga burime policore të cilat konfirmuan se Lee ishte goditur me thikë. Policia bëri të ditur se nuk e ka arrestuar autorin dhe se hetimet për këtë rast janë ende duke vazhduar.

Shumë figura të njohura nga bota e teknologjisë reaguan ndaj lajmit për vdekjen e Lee, duke përfshirë shefin e Tesla-s dhe pronarin e Twitter-it, Elon Musk.

“Më vjen keq që e dëgjoj këtë. Shumë njerëz që njoh kanë qenë objektiva të sulmeve të dhunshme. Krimi i dhunshëm në San Francisko është i tmerrshëm dhe edhe nëse sulmuesit kapen, ata shpesh lirohen menjëherë“, shkroi Musk në Twitter.

Përpara se të merrte pjesë në zhvillimin e Cash, Lee punoi për vite si një zhvillues me burim të hapur. Deri në vitin 2004, ai jetoi në San Francisko dhe punoi si inxhinier në Google, duke ndihmuar gjigantin teknologjik të zhvillonte sistemin Android.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re