Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një parti në Çikago.

Policia u thirr në vendngjarje rreth orës 4:41 të mëngjesit të së Dielës dhe zbuloi 15 persona të qëlluar me armë zjarri.

Viktimat janë të moshave 20 deri 44 vjeç, tha policia. Të plagosurit u dërguan në spitale, ndërsa bëhet me dije se disa janë ende duke iu nënshtruar një operacioni.

Greg Stinnett, polic në Departamentin e Krimeve në Çikago, e përshkroi skenën si “shumë kaotike” kur mbërriti.

“Ata po vraponin, po bërtisnin,” tha Stinnett për pjesëmarrësit në parti. “Ishin kudo”.

Motivi i të shtënave nuk ishte i qartë menjëherë, tha Brown. Ndërkohë autori i ngjarjes nuk është kapur ende.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re