Skip to content

Tragjedi në Francë/ Të paktën 10 të vdekur pas zjarrit në një pallat, 5 prej tyre fëmijë

Dhjetë persona raportohen të vdekur pas një zjarri në një pallat banimi në Lyon të Francës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në lagjen Mas du Taureau.

 

 

Mediat raportojnë për 4 persona të tjerë në gjendje kritike për shëndetin dhe 10 të plagosur, mes tyre edhe zjarrfikës.

 

 

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Autoritetet francize janë vënë në lëvizje për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët dhe hetimin për shkaqet e zjarrit.