Tre të rinj vdiqën tragjikisht në Francë kur makina e tyre doli nga rruga, u përplas me një mur dhe ra me kokë në një pishinë private, duke i bllokuar brenda.
Kjo ndodhi sepse automjeti ishte aq i madh sa një pishinë, dhe adoleshentët, të moshës 14, 15 dhe 19 vjeç, nuk ishin në gjendje të hapnin dyert dhe u mbytën.
“Është vërtet kulmi i tmerrit”, tha prokurori Abdelkrim Greni.
“Nuk ishin efektet e aksidentit ato që i vranë. Ata u gjetën përmbys në ujin e ngrirë, të paaftë për të dalë. Ata nuk kishin asnjë shans”, shtoi ai.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, më i riu nga tre viktimat po drejtonte makinën në kohën e aksidentit.
Aksidenti, i cili ndodhi gjatë një nate me shi të rrëmbyeshëm, ishte rezultat i një “serie të pabesueshme ngjarjesh”, tha prokurori për agjencinë e lajmeve AFP.
Prokurori përshkroi se si makina u përplas me një mur të ulët kopshti, u përmbys dhe ra “me të katër rrotat në ajër”.
U deshën disa orë para se të ngrihej alarmi dhe të thirrej zjarrfikësja për të zbrazur pishinën dhe për të larguar automjetin. BFMTV raportoi se pishina ishte afërsisht 1.5 metra e thellë.
Sipas burimeve franceze, në makinë u gjetën bombola me gaz qeshës. Substanca përdoret për qëllime rekreative nga konsumatorët, pasi mund të shkaktojë relaksim, marramendje ose të fikët.
Përshtati në Shqip S