Skip to content

Tragjedi në Fushë-Krujë, dyshohet se u përplas nga gjyshi, humb jetën fëmija 1 vjeç e gjysmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, 5 shkurt, në Fushë-Krujë.

Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vogëlushi është përplasur nga gjyshi i tij.

Pritet një informacion zyrtar nga policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik./