Të paktën dhjetë njerëz u vranë kur një ndërtesë trekatëshe në një periferi indiane të Mumbait u shemb herët në mëngjes të hënën ndërsa banorët ishin ende në gjumë, sipas mediave lokale.

Njëmbëdhjetë persona me shkallë të ndryshme të lëndimeve u shpëtuan dhe u transferuan në spital, raporton Reuters.

Nga ana tjetërm 20-25 njerëz janë ende të bllokuar në rrënojat e ndërtesës, tha kreu i Njësisë së Emergjencës së Shtetit. Ai shtoi se shërbimet e shpëtimit po shkonin në vendin e rrëzimit.

Pamjet nga stacionet lokale televizive tregojnë një grumbull rrënojash dhe ekipet e shpëtimit duke ngjitur shkallët për të arritur te njerëzit e bllokuar. Qentë kërkues përdoren gjithashtu në kërkimin e të mbijetuarve dhe viktimave.

Reuters fillimisht njoftoi se kompania mirëmbajtëse e bashkisë Bhiwandija kishte njoftuar se tetë njerëz ishin vrarë, por ky numër ishte rritur.

Aksidente të shpeshta

Ndërtesa e shkatërruar ishte në listën e ndërtesave të rrezikshme dhe banorët kishin urdhër evakuimi, njoftoi Times of India, duke cituar Pankaj Ashiya, komisionerin e pronës komunale.

Të paktën 13 njerëz u vranë muajin e kaluar pasi një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në Mahad, një qytet industrial 165 kilometra në jug të Mumbai.

Në vitin 2017, Byroja Shtetërore e Krimit raportoi se më shumë se 1,200 njerëz u vranë në të gjithë Indinë në shembjet e ndërtesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re