Kryeministri grek, Aleksis Tsipras shpall tre ditë zie në nder të viktimave të zjarrit.

 

Ai ka folur për situatën e vështirë që po kalon vendi si pasojë e zjarreve, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 60 persona dhe mbi 170 janë plagosur në rajonin e Atikës.

“Është kohë e vështirë për Atikën, një natë e vështirë për Greqinë, por më shumë se 600 zjarrfikës dhe 300 automjete po punojnë në tre fronte.”

Kryeministri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkojnë forcat për të bërë më të mirën dhe për të shpëtuar jetë.

 

Gjithashtu Tsipras ndërpreu një vizitë në Bosnjë-Hercegovinë ku do të merrte një çmim për kontributin për paqen në Ballkan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re