Skip to content

Tragjedi në Himarë/ Familja del të mbledhë rrjetat në det, gruaja nuk gjendet, djali në gjëndje të rëndë

Ngjarje e rëndë në bregdetin e Himarës mengjësin e kësaj të mërkure.

Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten dhe djalin 25 vjec kanë dalë në orët e para të mengjesit me një mjet detar të vogel, por kanë ngecur tek vendi i quajtur “shpella e pëllumbave” në Himarë.

Sipas policisë së Himarës, në ndihmë kanë shkuar policia kufitare dhe mjete te tjera , por deti me dallgë ka vënë në vështirësi të tre personat nga e njëjta familje.

 Rreth orës 10:30 policia ka mundur të shkoje te “shpella e pellumbave” , por gruaja e cila ka qene në barkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det dhe nuk po gjendet. Nderkohe djali 25 vjec ndodhet në gjendje të rendë për jetën , vetëm burri është në gjëndje të mire sheëndetësore.