Një histori tragjike vjen nga India me 11 persona të cilët humbën jetën dje në qytetin e Jaipur.

Ata po bënin selfie nën shi në majë të kullës së shekullit të 12-të Kalaja Amer, një atraksion turistik i njohur.

Përveç 11 të vdekurve, informacioni thotë se më shumë njerëz janë plagosur. Gjithsej 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës në kohën e rrufesë.

Policia tha se shumica e viktimave ishin më të rinj.

Si bilanc, rreth 2,000 njerëz vdesin çdo vit nga goditjet e rrufesë në Indi. Këto të dhëna janë llogaritur që nga viti 2004.

Kryeministri i Shtetit Ashok Gehlot njoftoi rreth 6,700 dollarë amerikanë si kompensim për familjet e të vdekurve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re