Një tragjedi është regjistruar këtë të martë në Itali. Mediat vendase raportojnë se një autobus ka rënë nga një mbikalim në linjën hekurudhore dhe është përfshirë nga flakët.

 

Nga të dhënat e para, raportohet për të paktën 18 viktima, mes tyre dy fëmijë.

 

Për momentin nuk dihen detajet e aksidentit, as nëse bëhet fjalë për autobus turistik apo autobus të rregullt, por mësohet se autobusi ka rënë në mbikalim dhe më pas ka përfunduar në kabllot e energjisë elektrike duke marrë flakë.

 

Ngjarja është regjistruar në Mestre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re