Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Itali.

 

Dy të rinj shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga një 30 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Piaçenzas në Itali.

 

Dy të rinjtë janë identifikuar si Ergi S. 20 vjeç dhe Xhulio K. 21 vjeç.

 

Ata kishin dalë nga një club nate kur janë përplasur për vdekje.

 

Ndërkohë policia e vendit fqinj po heton për zbardhjen e aksidentit tragjik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re