Skip to content

Tragjedi në Kaliforni, 25 jetë të humbura nga zjarri në anije

108586719 82cde1ae 6e24 47f0 9dfb 7ca74e29a6e5

Ka shkuar në njëzet e pesë numri i trupave të pajetë që janë gjetur pasi një anije u shkatërrua nga zjarri në brigjet e Kalifornisë. Sipas rojës bregdetare të SHBA-ve, nëntë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa pesë anëtarë të ekuipazhit kanë mbijetuar.

Zjarri filloi në orët e para të së hënës, ndërsa varka u ankorua pak metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 145 km në perëndim të Los Angeles.

Çfarë ndodhi në anije?

Shërbimet e Rojës Bregdetare pranuan një telefonatë rreth 03:30 me kohën lokale duke thënë se varka ishte përfshirë në flakë. Raportet treguan se disa pasagjerë mund të ishin bllokuar nën kuvertë.

Kapiteni i anijes tha se varka ishte “plotësisht në përputhje” me rregulloret e sigurisë dhe nuk kishte asnjë shkelje paraprake.

Fillimisht, raportet flisnin për 8 të pajetë nga incidenti, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet nëse të zhdukurit nuk kanë mbijetuar.