Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Korçës. Festat janë kthyer në tragjedi për një 18 vjeçar nga Durrësi i cili i dha fund jetën, duke u hedhur  nga kati i nëntë i pallatit, në zonën e terminalit.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18 vjeçari ndodhej në Korçë për të festuar me disa shokë të tjerë, ndërsa kishin marrë me qera një nga hyrjet e pallatit. Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme,dyshohet nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re