Viti 2018 ka nisur me një ngjarje te rende ne qytetin e Laçit. Një djalë 16 vjeçar është gjetur i pajete ne tarracën e shtëpisë se tij. Sipas te dhënave nga policia adoleshenti me inicialet K.Gj kishte hipur ne tarrace për te plasur fishekzjarre ne momentin e ndërrimit te viteve, por familjaret e kane gjetur me pas atë te pajete me dëmtime ne koke.
 
Nuk dihet ende se çfare e shkaktoi vdekjen e te riut, por dyshohet se ajo mund te ketë ardhur nga ndonjë plumb qorr. Megjithatë autopsia pritet te hedhe drite mbi rrethanat e tragjedisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re