Dy të rinj humben jeten tragjikisht mbremjen e kesaj te shtune në rrugën e Talës në Lezhë.

Automjeti tip “Peugeot ” me drejtues shtetasin Kristjan Margjoni, 24 vjeç ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.Ademi, 16 vjeçe.

Kalimtaret i dhane ndihmen e pare dy te rinjve, por fatkeqesisht nuk arriten dot ti shpetonin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re