Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas shpërthimeve të dy bombave të vendosura në makinë pranë një xhamie në qytetin Benghazi, Libi.
Rreth 20 deri në 30 të tjerë ngelën të plagosur nga shpërthimet, të cilët ndodhën në një hapësirë disa minutëshe me njëri tjetrin.
Të dyja shpërthimet ndodhën teksa besimtarët po dilnin nga xhamia. Mes viktimave ka ushtarë por edhe civilë.
Ky numër i viktimave pritet të rritet, ndërsa asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin raporton BBC.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re