Skip to content

Tragjedi në Selanik/ Shqiptari përplas për vdekje 27-vjeçaren greke dy ditë para se të martohej

Një tragjedi është regjistuar në shtetin fqinj pak ditë më parë.

 

Një 20 vjeçar shqiptar ka përplasur për vdekje një 27-vjeçare greke.

 

27 vjeçarja ishte duke u kthyer nga festa e beqarisë në momentin që ndodhi ngjarja dhe dy ditë më pas do të martohej.

 

Mediat greke raportojnë se shqiptari pasi e përplasi 27 vjeçaren me profesion mësuese, është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Fillimisht e reja u plagos rëndë por nuk mundi t’I mbijetojë plagëve të rënda duke ndërruar jetë në spital.

 

20-vjeçari u arrestua vetëm disa orë më vonë.