Një tragjedi ka ndodhur në një familje në SHBA, ku dy binjakë të moshës 5-vjeçare u gjetën të vdekur nga nëna e tyra kur doli nga dushi.

“New York Post” shkruan se ngjarja e rëndë u regjistrua në East 175th Street nga Weeks Avenue në Claremont Village.

Nëna e  binjakëve i kishte lënë në dhmë dy binjakët, të cilët atë ditë nuk kishin shkaur në kopësht pasi kishin qenë sëmurë.

Sapo ka dalë nga dushi nëna ka vënë re se fëmijët nuk merrnin frymë dhe menjëherë ka lajërmuar urgjencën, por ishte e pamundur shpëtimi i tyre.

Shefi i policisë në Bronx. Ben Gurley theksoi se pas ngjarjes është marrë në pyetje babai i binjakëve i cili nuk ndodhej në shtëpi në ato momente, ndërsa nëna është dërguar menjëherë bë spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hetuesit thanë se fëmijët kishin qenë të sëmurë për disa ditë dhe nuk shkuan në shkollë të hënën. Detajet rreth sëmundjes së tyre nuk dihen dhe shkaku i vdekjes së tyre do të përcaktohet nga zyra e mjekësisë së qytetit.

Familja nuk kishte histori të dhunës në familje, tha policia. Zjarrfikësit testuan ajrin dhe nuk zbuluan monoksid karboni.

“Në këtë pikë, ne duhet të bëjmë punën tonë deri në skenën e krimit. Shpresojmë se nuk është një skenë krimi. Shpresojmë, kjo është një tragjedi fatkeqe”, u shpreh Gurley.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re