SHBA– Katër fëmijë vdiqën të martën mbrëma pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi me dy familje në qytetin verilindor të Connecticut të Somers.

Fëmijët, të moshës 5, 6, 8 dhe 12 vjeç, u gjetën brenda shtëpisë ku jetonin 11 persona, thanë zyrtarët.

Zjarri shpërtheu rreth orës 22:30 dhe në kohën kur ekipet e zjarrit mbërritën, flakët po shfaqeshin nga dritaret në katin e parë dhe të dytë, tha shefi i zjarrfikësve të qytetit, John Roache.

Të paktën një person u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve. Roache tha se ekuipazhet e zjarrfikësve e kishin të vështirë të hynin brenda në shtëpi sepse një hyrje e pasme ishte bllokuar dhe flakët penguan hyrjen nga dera e përparme.

Nuk ishte e qartë të mërkurën se sa njerëz ishin në shtëpi në kohën e zjarrit, sa u plagosën apo shkalla e lëndimeve.

“Është një humbje e jashtëzakonshme për qytetin,” u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes, përgjegjësi Tim Keeney.

“Një humbje e pabesueshme, një tragjedi që qyteti nuk e ka pare. Këtu kam jetuar gjithë jetën.”

Katër persona jetonin në një apartament dhe shtatë të tjerë jetonin anën tjetër, thanë zyrtarët.

Shtëpia, e vendosur rreth 25 milje (40 kilometra) në verilindje të Hartfordit, u shkatërrua.

Hetuesit e zjarrit qëndruan në shtëpi të mërkurën në përpjekje për të përcaktuar shkakun e zjarrit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re