Skip to content

Tragjedi në Tepelenë: Humb jetën i riu pas aksidentit me motor

Ergest Qenani është 25-vjeçari, i cili humbi jetën në një aksident mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Tepelenë-Bënç”, ku i riu duke drejtuar motomjetin, dyshohet se humbi kontrollin dhe u rrëzua.

Menjëherë u transportua për në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra 25- vjeçari ndërroi jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.