Një fëmijë 2 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Tiranë. Siç njoftuan autoritetet, vogëlushi ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i banesës së tij.

“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re