Skip to content

Tragjedi në Vlorë, 2 persona humbin jetën

2 persona kane humbur jetën mëngjesin e kësaj te diele ne lagjen “1 maji” ne Vlore. Dyshohet se ata janë vrare,  pasi sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktimat, selkie Hoxhallari 73 vjeç dhe djali i saj, Olsi Hoxhallari 43 vjeç, kane shenja dhune te trup.
 
E moshuara ka shenja dhune ne fyt, ndërsa djali ka një te çare ne kafke. Sipas policisë, autoret i kane vene zjarrin banesës per te fshehur ngjarjen.
 
Ndërkohe policia ka shoqëruar ne polici edhe te afërm te viktimave per t’i marre ne pyetje, nëse kjo familje ka pasur probleme. Por nje dyshim tjetër qe ngrëne familjaret për rënien e zjarrit ne banese është rrjedhja e gazit nga bombola.
 
Ka qene bashkëshortja e Olsit qe rreth orës 4 te mëngjesit ka pare shtëpinë nje kateshe te digjej. Menjëherë ajo ka lajmëruar komshinjtë. Ne vendngjarje kane mbërritur forcat zjarrfikëse pas alarmit nga fqinjët, por gjithçka ishte shkrumbuar.
 
Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë nga banesa dy trupat e pajetë, të cilët ishin karbonizuar nga zjarri. Mësohet se Olsi Hoxhallari ishte i martuar dhe kishte nje fëmije. Ata kane ardhur nga qyteti i Korçës dhe jetojnë ne Vlorë prej 15 vitesh.