Skip to content

Tragjedi në Zelandën e Re: Shpërthen vullkani me turistët në prag të kraterit (video)

vulkan novizeland erupcija prtscrf

 

Një shpërthim i vullkanit në Zelandën e Re ka lënë të vdekur të paktën një person, ndërsa shumë të tjerë janë ende në kërkim.

Konkretisht, është fjala për turistë të cilët ishin në kraterin e vullkanit të Ishullit të Bardhë në momentin kur ai shpërtheu.

Shërbimet e urgjencës atje thanë se ishin në gjendje të shpëtonin 23 njerëz, por paralajmëruan se numri i vdekjeve mund të rritet. Të paktën 50 prej tyre ishin në vullkan.

Ishulli i Bardhë, i njohur edhe si Ëhakaari, është një nga vullkanet më aktive në Zelandën e Re. Por poashtu, është një tërheqje e famshme turistike e vizituar nga dhjetëra njerëz çdo ditë.

Një nga turistët, Michael Schade – i cili ishte duke u larguar pasi vizitoi vullkanin – kapi momentin e shpërthimit: