Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zvicër, ku një adoleshent 15-vjeçar nga Kosova i identifikuar si Adrian Morina, ka humbur jetën pasi u përplas nga treni.

Ai është nga fshati Panorc i Malishevës, por jetonte në Zvicër bashkë me familjen e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Nauchatel. Sipas mediave kosovare, lajmi u konfirmua zyrtarisht edhe nga vetë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha për mediat e Kosovës.

Familja e 15-vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, dhe ata janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga lufta e Kosovës.

Pikërisht një aksident i tillë tragjik ndodhi edhe gjatë muajit tetor, ku dy vëllezër kosovarë që jetonin në Gjermani, u përplasën nga treni dhe humbën jetën tragjikisht.

Ata ishin nga komuna e Deçanit, fshati Ratishi i Epërm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re