Të paktën 100 migrantë vdiqën në një anije që përmbyset në Detin Mesdhe

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha të paktën 100 migrantë të paligjshëm humbën jetën në një anije që u përmbys në Detin Mesdhe.

“Ne shprehim hidhërimin tonë të thellë për këtë tragjedi të fundit dhe përsërisim apelin tonë ndaj shteteve për të dërguar anije kërkimi dhe shpëtimi në Mesdhe,” tha deklarata.

OJQ-ja franceze SOS Mediterranee, e cila është e përfshirë në aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit në Mesdhe, tha se mbetjet e një gomoneje ishin gjetur në verilindje të Tripolit.

“Eshtë raportuar të mërkurën në mëngjes se anija mbante 130 njerëz dhe se ishte në telashe,” thanë ata.

Anija “Ocean Viking”, e cila i përket kësaj organizate, arriti në vendin e aksidentit ku u gjetën të paktën dhjetë kufoma, ndërsa nuk kishte të mbijetuar.

Sipas organizatës SOS Mediterranee, më shumë se 350 njerëz kanë vdekur në pjesën qendrore të Mesdheut që nga fillimi i 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re