Përfaqësuesi i “Nisma Thurje”, Panajot Soko, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me hetimet për tragjedinë e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues.

Soko tha se nuk ka vullnet për të zbardhur çështjen dhe se kjo sipas tij ndodh qëllimisht, pasi në këtë tragjedi sipas tij, janë të përfshirë komponentët kryesorë të politikës shqiptare nga pozite dhe nga mazhoranca.

Soko tha ndër të tjera se 21 Janari do përdoret gjithmonë si kartë politike, prandaj dhe sot pas 14 vitesh kjo dosje është lënë pa autor.

Soko: Nuk zbardhet kjo ngjarje sepse aty janë të përfshirë të gjithë. Mesazhi politik që erdhi pas 21 janarit ishte më i turpshmi, 21 janari u organizuar për Ilir Metën, ai u bë më pas kryetar i Kuvendit. Viktimat ranë që këtu të vinte kjo qeveri e të bënte atë që bëri…Nuk ka vullnet për ta zbardhur këtë çështje, sepse ajo çështje nxjerr zbuluar politikën e interesave. Do përdoret gjithmonë si kartë politike, prandaj e lënë pa autor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re