Skip to content

Tragjedia e Gllogjanit, këta janë autorët

61b50de6d82f113731440 1118531681503395 4540635689047179290 n 1 600x360 1

Policia e Kosovës shpalli arrestimin më në fund të dy prej tre autorëve të dyshuar të atentatit ndaj një autobusi me nxënës në Gllogjan të Deçanit, ngjarje që tronditi61b4fb351b8b81637997418 page Kosovën pa ditë më parë.

Kjo pasi si pasojë e plumbave u shuan tre shpirtëra, shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeçe.

Autorët janë vëllezërit Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, si dhe babai i tyre.

Në një konferencë për media mbrëmjen e kësaj të shtune, kryeprokori Agim KurtmehajScreenshot 260 tha se “pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”.

Për motivet thuhet se është vetëvrasja një vit më parë e 20-vjeçares Heroina Mehmetaj, për të cilën thuhet se është shkaktar shoferi Gani Gjokaj.