Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka reaguar pas 24 orësh për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku humbi jetën një 7 vjeçare pas përplsjes nga skafi në breg të detit.

 

Në një postim në Twitter, Kumbaro shkruan se nuk ka fjalë ngushëlluese për prindërit dhe familjarët e vogëlushes, ndërsa i bën thirrje drejtësisë që të bëj punën e saj pa asnjë kompromis dhe të jap dënimin maksimal për autorin.

 

Ministja kishte edhe një kërkesë për Policinë e Shtetit, që që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës.

 

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

 

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit,familjen për gjëmën që pësuan,kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë

 

Humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

 

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës”, shkruan Kumbaro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re