Një tragjedi e vërtete mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunes në parkingun e King Stadium të Leicester, ku u rrezua dhe mori flakë helikopteri ku ndodhej edhe presidenti I “dhelprave”.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 19:30 pas ndeshjes e premier league që leciester luajti ndaj West ham.

 

Bosi I Leicester Vichai Srivaddhanaprabha do trë largohej si zakonisht me helikopterin e tij personal, por ai ka pësuar avari dhe ka marrë flakë nëajër, treguan dëshmitaret. Më pas rrezimi fatal në afërsui të parkingut të stadiumit dhe përfshirja nga flakët.

Cuditërisht në të gjitha mediat e medha angleze por edhe nga autoritetet britanike ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me fatin e personave që kanë qënë në bord.

 

Fillimisht ka pasur spekulime nese ishte apo jo në bord presidenti I Leicester.

 

Në fakt prania e tij në helicopter është konfirmuar vetëm paraditën e kësaj të diele por ende nuk dihet fati I tij.

Sky sports në angli gjithsesi bën të ditur se në totak janë 5 personat e përfshirë në këtë aksident tragjik dhe ka dyshime të forta që Brenda në helikpter ka qënë edhe vajza e presidentitr të Leicester.

Bota e futbollit anglez ësghtë shokuar nga kjo ngjarje ndesa priten me ankth njoftime mbi fatin e këtyre persoinave ndonëse pak gjasa ka qënë të ketë të mbijetuar.

 

Vichai Srivaddhanaprabha 60 vjec është njeri I 4 më pasur në Tailandë dhe I 11 në botë sipas revistes Forbes me 4.2 miliard dollar pasuri. Ai e bleu klubin anglez në 2010 dhe arritir një sukses historic në 206 duke e shpallur kampion në premier league duke sfiduar emrat big të futbollit të këtij vendi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re