Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Alpet e Tropojës ku humbi jetën një turist zvicerian.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia nëdeklaratën e shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ka humbur jetën.

Tashmë bëhet me dije se trupi i pajetë i 30 vjeçarit D.J është nxjerrë nga humnera.

Njoftimi i Plotë:

Tropojë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për turistët e huaj të cilët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Nga deklarimet paraprake të njërës prej turistëve, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J.

Ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re