Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit e cila 10 vitë më parë I mori jetën 5 shtetasve shqiptarë të cilët po tentonin të iknin drejt Greqisë.

 

Forcat e rendit ndaluan shtetasin Albert Gega nga fshati Kurjan I Fierit, i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

 

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit,  Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

 

Gjykata e Sarandës e ka dënuar 36 vjecarin Albert Gega me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re