Gjashtë familje janë shuar në Thumanë dhe në Durrës nga goditjet e tërmetit 6,4 ballësh që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Një familje u shua tërësisht në Thumanë, një tjetër në Durrës ka pjesën më të madhe të anëtarëve ende nën rrënoja, ndërsa një familje nga Kosova humbi dy djemtë e saj.

Familja Lala, Durrës, 2 të vdekur, 1 i shpëtuar dhe 6 ende nën rrënoja

Sadete Lala (nëna) u nxorr e pajetë nga rrënojat
Ilir Lala (djali i Sadetes) nën rrënoja
Marjeta Lala (nusja e Sadetes) ende nën rrënoja
Emilio Lala (djali i Marjetës) ende nën rrënoja
Amelia Lala (vajza e Marjetës) u nxorr e pajetë
Dionis e Dionisa Lala (fëmijët binjakë të Marjetës) ende nën rrënoja
Griselda Lala (vajza e Marjetës) mbetet nën rrënoja
Ramë Lala (djali i Marjetës) u nxorr i gjallë pasditen e 26 nëntorit

Familja Karanxhaj, Durrës, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

Diena Karanxhaj-Meçaj, humbi jetën në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat e një pallati më 26 nëntor
Esiela Meçaj (vazja e Dienës) u nxorr pajetë nga rrënojat
Roza Karanxhaj (e ëma e Dienës) mbetet nën rrënoja
Ajet Karanxhaj (babai i Dienës) u nxorr i gjallë

Familja Reçi, Durrës, 2 të vdekur dhe 2 nën rrënoja

Eduard dhe Kristi Reçi (vajza) humbën jetën

Dolora (bashkeshortja) dhe Klaus Reçi (djali) janë nën rrënoja

Familja Abazi, Durrës, 2 të vdekur

Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi nga Kosova, u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli

Familja Cara, Thumanë, 8 të vdekur

Albert Cara i shpëtoi tërmetit
Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja por vdiq në spital.
Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.
Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.
Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.
Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorr e pajetë
Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë.

Familja Gregu, Thumanë, 3 të vdekur

Bashkëshortët Pëllumb dhe Çelike Gregu u nxorrën të pajetë nga rrënojat mëngjesin e 27 nëntorit
Saimir Gregu (djali) vdiq në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat pasditen e 26 nëntorit

Familja Çupi, Thumanë, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

Hajredin Çupi mbetet nën rrënoja në kërkim
Lute Çupi (bashkëshortja e Hajredinit) u nxorr e pajetë pasditen e 26 nëntorit
Keli Çupi (djali i Lutes dhe Hajredinit) vdiq pak pasi u nxorr nga rrënojat
Coli Cupi (djali i dytë) i shpëtoi tërmetit
Nikolin Çupi (djali i xhaxhait) i shpëtoi tërmetit

(exit.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re