Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme shprehu ngushellime per familjet e viktimave nga tragjedia e rende ne Itali, ku humben 21 turiste te huaj nga aksidentimi i nje autobuzi

 

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në #Mestre, . #Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik.”, thuhet ne reagimin e Ministrise.

 

Tragjedia e permasave te medha ndodhi ne Mestre teksa autobuzi me turiste ukrainas qe ktheheshin nga Venezia u aksidentua duke u pembysur dhe me pas u perfshi nga flaket .

Jane konfirmuar 21 viktima dhe 15 te plagosur nga tragjedia.  Ne mesin e te vdekurve eshte edhe nje femije i sapolindur, nje 12-vjecar dhe nje vajze adoleshente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re